Sport

‘Ai është një vrasës’/ Animalistët në Verona shpërthejnë ndaj Ibrahimovic

7 Maj 2022, 12:19 Nga DOSJA
‘Ai është një vrasës’/ Animalistët në

ITALI– Në Verona ka një pritshmëri të madhe për ndeshjen kundër Milanit. Por në kuadër të ndeshjes vendimtare për luftën për titull, fusha nuk është e vetmja çështje që mban në tension qytetin. Disa militantë të lëvizjes “Centopercentoanimalisti” në fakt kanë vendosur një pankartë kundër Ibrahimovic në portat e stadiumit Bentegodi.

“Ibrahimovic gjuetar, fusha e gjelbër nuk e fshin erën”, thuhet në mesazhin e lënë nga aktivistët shoqëruar me disa postera me shkrimin “Përdhunues, vrasës, gjuetar”. Një sulm i ashpër kundër suedezit, një i pasionuar i madh i gjuetisë dhe peshkimit.

“Zlatan mori licenca për të vrarë kafshët më të rralla, duke përfshirë një luan, ai bleu një ishull në Balltik për ta kthyer atë në rezeratin e tij privat – denoncuan protestuesit në një deklaratë -. Me pak fjalë, vrasja është argëtimi i tij më i madh”, i shoqëruar nga gruaja e tij, gjithashtu gjahtare edhe ajo”. “Shumë futbolldashës nuk e dinë ose e kanë harruar, ndaj ne u kujdesëm që tia kujtojmë – përfundon teksti – Nuk kemi asgjë për të thënë kundër Milanit, por individë të tillë meritojnë vetëm indinjatën tonë”.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport ibrahimovic milan ibrahimovic milan

Sondazh

Poll