Sport

Kush është Todd Boehly, miliarderi që po blen Chelsean, nga vjen pasuria e tij?

7 Maj 2022, 09:58 Nga DOSJA

ANGLI – Chelsea mund të konfirmojë, se janë kushtet për një grup, të udhëhequr nga Todd Boehly, Clearlake Capital, Mark Walter dhe Hansjoerg Wyss, për të blerë entitetin e klubitShitja tani është fakt dhe mungojnë vetëm hapat e fundit ligjorë që ‘blutë’ e Londrës të ndryshojë përfundimisht pronësinë. “Kapitulli” Roman Abramovich mbyllet.

Kush është Todd Boehly? Ai është një manjat amerikan dhe fytyra e dukshme e atij konglomerati, që do të blejë ekipin anglez. Një miliarder 46-vjeçar, pasuria e të cilit vlerësohet në rreth 6000 milionë euro. Ai ka tre fëmijë dhe një karrierë me përvojë biznesi në botën e sportit.

Boehly zotëron 20% të ekipit të bejsbollit Los Angeles Dodgers dhe është bashkëpronar i Los Angeles Sparks, një ekip basketbolli për femra. Përveç kësaj, së bashku me Mark Walter, ai ka edhe 27% të Los Angeles Lakers.

Përveç zyrave, Todd Boehly ka edhe një të shkuar modeste sportive. Në rastin e tij në ring. Si nxënës, ai iu bashkua ekipit të mundjes së shkollës me të cilin fitoi disa kampionate. Ai është gjithashtu aktualisht bashkëthemelues, kryetar, CEO dhe anëtar kontrollues i Eldridge Industries. Që nga tetori 2021, ai është CEO i shoqatës së shtypit të huaj të Hollivudit.

Boehly ka përvojë në sektorin financiar, pasi ka punuar gjithashtu në Citibank dhe më vonë në Credit Suisse First Boston. Eldridge, kompania e Boehly, është bërë një konglomerat i larmishëm, sipas Forbes, me investime që variojnë nga të drejtat e këngëve të Bruce Springsteen, deri te një kompani bastesh sportive.

Miliarderi amerikan që do të marrë frenat e Chelseas, ka bërë ofertë në të kaluarën për “blutë” e Londrës, konkretisht në vitin 2019. Mirëpo, me atë rast Roman Abramovich nuk i ka pranuar 3.000 milionët që i kanë ofruar për blerjen e klubit anglez.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport “blutë” e chelseas largimi i roman abramovich nga chelsea për të ngrirë asetet e roman abramovich todd boehly “blutë” e chelseas largimi i roman abramovich nga chelsea për të ngrirë asetet e roman abramovich todd boehly

Sondazh

Poll