Sport

Njihuni me Bella Esmeraldën, Ronaldo dhe Georgina prezantojnë emrin e vajzës së tyre

7 Maj 2022, 15:52 Nga DOSJA
Njihuni me Bella Esmeraldën, Ronaldo dhe Georgina prezantojnë emrin e

BRITANI- Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez kanë konfirmuar emrin e vajzës së tyre të lindur më 18 Prill.

Bella Esmeralda është emri i vogëlushes së ardhur në jetë rreth 3 javë më parë pasi çifti njoftoi lajmin tragjik të humbjes së djalit të tyre gjatë lindjes. Çifti ishte në pritje të dy binjakëve por fatkeqësisht ata e humbën djalin e tyre. Megjithatë, vajza lindi e shëndetshme dhe së fundmi ishte në gjendje të kthehej në shtëpi me pjesën tjetër të familjes.

Ylli i Mançester Junajtid ka shpërndarë një imazh në Instagram në fillim të këtij muaji, ku mban në krah vajzën e tij. Fotoja bardh e zi tregon një Ronaldo pa bluze i ulur në një divan me vogëlushen, me titullin: “Përgjithmonë Dashuri…” së bashku me një zemër dhe një emoji lutjeje.

Ronaldo dhe familja e tij morën miliona mesazhe mbështetjeje pasi ai njoftoi vdekjen e trishtuar të djalit të tij të vogël. Tifozët nga Arsenali dhe Liverpool shpërndanë duartrokitje në minutën e shtatë të ndeshjeve të tyre kundër United si një mënyrë për të treguar mbështetjen e tyre ndaj superyllit portugez.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport christiano ronaldo georgina rodriguez christiano ronaldo georgina rodriguez

Sondazh

Poll