Sport

Uzuni e bën ‘sefte’ në La Liga, sulmuesi shqiptar gjen golin e parë me Granadën

7 Maj 2022, 16:23 Nga DOSJA
Uzuni e bën ‘sefte’ në La Liga, sulmuesi shqiptar gjen

SPANJË– Myrto Uzuni ka gjetur rrugën e rrjetës në suksesin e skuadrës së Granadës në ndeshjen e kësaj jave në La Liga përball Mallorcas së Muriqit.

Sulmuesi shqiptar gjeti golin pak minuta pas aktivizimit si zëvendësues kur në minutën e 78-të të takimit arriti të dërgonte me sukses topin në rrjetë për të realizuar kështu golin e 5-të të sfidës.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-6 në favor të Granadës. Skuadra e Uzunit me këtë sukses ngjitet në vendin e 16-të në renditje, dy pikë nga zona e ftohtë.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport uzuni uzuni

Sondazh

Poll