Sport

Tiranë/ Tifozët e Romës zënë radhën për bileta, nis mësymja e trageteve dhe avionëve

7 Maj 2022, 11:29 Nga DOSJA
Tiranë/ Tifozët e Romës zënë radhën për

TIRANË- Roma dhe tifozët luftuan së bashku për të arritur në finalen e Conference League dhe tani ata ëndërrojnë për një trofe që në Trigoria i ka munguar prej 14 vitesh. Euforia e fitores së madhe ndaj Leicesterit po kthehet edhe në ankth dhe frikë për finalen. Ende jo për ndeshjen me Feyenoord, por për frikën se si do të përjetohet ndeshja në Tiranë.

Në ‘Arenën Kombëtare’ 7000 bileta janë rezervuar për tifozët verdhekuq. Ditët e fundit tifozë të shumtë kanë blerë bileta fluturimi për në Tiranë, edhe pse nuk e dinë nëse do jenë në stadium. Biletat për fluturimet ajrore u shitën shumë shpejt dhe çmimet u ngritën në qiell. Në orët e vona të mëngjesit të djeshëm biletat e fundit u shitën mbi 450 euro.

Me pak fjalë, tifozët e Romës po bëjnë çmenduri për të siguruar praninë e tyre në Tiranë dhe do të bëjnë gjithçka për të mbërritur në qytet dhe për të blerë një biletë për të hyrë në stadium. Corriere dello Sport shkruan sesi tifozët mund të mbërrijnë në Tiranë: “Çartet,fluturime me ndalesa (Stamboll ose Athinë). Por ekziston edhe mundësia e mbërritjes në Shqipëri me traget: porti më i afërt me kryeqytetin është ai i Durrësit, lehtësisht i arritshëm nga Bari, ku më pas do të mund të marrësh me qira një makinë ose një furgon.

“Për të parë finalen jam i gatshëm ta bëj rrugën me makinë”, thuhet në disa postime. Epo, për ata që dëshirojnë të provojnë këtë udhëtim të gjatë prej 18 orësh dhe mbi 1500 kilometrash me makinë ose duke marrë me qira një furgon, kostoja mesatare midis makinës dhe benzinës do të ishte rreth 260 euro.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport roma roma

Sondazh

Poll