Sport

‘E provojmë sërish’/ Eleminimi nga Champions, Guardiola nuk e bën dramë!

7 Maj 2022, 13:38 Nga DOSJA
‘E provojmë sërish’/ Eleminimi nga Champions, Guardiola

ANGLI– Pep Guardiola nuk e quan dështimin eliminimin e Manchster City-t në gjysmëfinale të Championsit. Si trajner, spanjolli ka fituar trofeun dy herë me Barcelonën, në 2009 dhe 2011. Me City-n, tekniku ka fituar tre herë Premier League. Duke folur për mediat angleze tha se do ta provojë sërish sezonin e ardhshëm për ta fituar trofeun prestigjoz.

“Njerëzit thonë se nëse nuk fitojmë është një dështim, por nuk është kështu, sepse ne e dimë se sa e vështirë është gjithçka. Ne e kuptojmë se ata janë të gjithë të trishtuar. Djemtë donin finalen. Reali e meritonte, por ne ishim aty dhe e rëndësishme është të jemi atje dhe të provojmë sërish sezonin e ardhshëm”, – shtoi spanjolli. Tashmë synimi është fitimi i titullit në Angli.

“Fokusi do të jetë i njëjtë. Nuk mendoj për titullin, mendoj për Neëcastle. Jam i fokusuar tek ekipi dhe Eddie Hoëe. Kevin de Bruyne është i disponueshëm”.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport guardiola manchester city guardiola manchester city

Sondazh

Poll