Sport

Të gjithë të mahnitur për Asllanin, ‘luftë’ mes Milanit,Interit dhe Napolit

7 Maj 2022, 12:05 Nga DOSJA
Të gjithë të mahnitur për Asllanin, ‘luftë’

ITALI- Shpërthimi i Kristjan Asllanit nuk mund të jetë befasi. Talenti shqiptar po tregon një moment fantastik me Empolin, rikonfirmuar nga një gol i bukur ndaj Interit. Për mesfushoin 20-vjeçar kanë filluar interesimet e para. Sipas mediave, Milan është më përpara dhe ideja e Maldinit është të blejë kartonin e shqiptarit dhe të qëndrojë edhe një sezon tjetër te Empoli.

Asllani pëlqehet shumë nga Napoli dhe Inter. Për skuadrën zikaltër Asllani është zëvendësuesi perfekt i Brozovic. Milan, Napoli dhe Inter janë klube që kanë gjithmonë marrëdhënie të shkëlqyera me Empolin. Vlerësimi? Një muaj e gjysmë më parë kartoni i lojtarit vlerësohej 10 milionë plus bonuse, ndërsa tani kartoni i tij njeh vetëm rritje.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport asllani empoli asllani empoli

Sondazh

Poll