Sport

Pioli: “Është koha të tregojmë se jemi jo vetëm të mirë, por edhe më të mirët”

7 Maj 2022, 13:35 Nga DOSJA
Pioli: “Është koha të tregojmë se jemi jo vetëm

ITALI – A do të ndryshojë loja e Milanit pas fitores së Interit? Kjo është një nga pyetjet që i është bërë trajnerit të Milanit, Stefano Pioli, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes shumë delikate ndaj Veronës, ku kuqezinjtë do t’i shohin ende protagonistë, në duelin në distancë me Interin për “Scudetton”:

“Java është njësoj si të mëparshmet. Tani jemi në një pikë larg, ku të gjitha ndeshjet kanë pasur dhe do të kenë një peshë për golin final. Kam parë vëmendje dhe motivim të madh të lojtarët. E dimë që Verona mund të na krijojë vështirësi, por vështirësitë e hasura kohët e fundit dhe jo vetëm ato, na bënë të rritemi. Është koha të tregojmë se jo vetëm jemi mirë, por se mund të jemi më të mirët.”

Të dielën, në orën 20:45, Verona do të presë kuqezinjtë e Milanit. Aktualisht, Interi me 78 pikët e grumbulluara pas fitores së djeshme 4-2 ndaj Empolit, kryeson renditjen e Seria A, me një pikë para skuadrës së Piolit.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport legjenda e milanit milani i stefano piolit trajneri i kuqezinjve stefano pioli legjenda e milanit milani i stefano piolit trajneri i kuqezinjve stefano pioli

Sondazh

Poll