Sport

Pas 28 vitesh dashuri, Salihamidzic ndahet nga bashkëshortja

7 Maj 2022, 09:31 Nga DOSJA

GJERMANI – Çifti u takua përmes vëllait të Esterit te Hamburg në vitin 1994, kur Salihamidzic dhe Francisco Copado luanin për HSV. Ata u transferuan në Mynih së bashku në 1998, kur Salihamidzic nënshkroi për Bayern. Martesa pasoi në maj 2007.

Aktualisht Salihamidzic dhe Copado kanë tre fëmijë: Lara June (16), Nick (19), Selina (21). Nick luan për amatorët e FC Bayern.

Në një intervistë të përbashkët, në hapjen e studios së tyre të jogës në Mynih në 2016, ajo tha për sekretin e suksesit të marrëdhënies së tyre: “Dashuri dhe respekt. Ne e vlerësojmë njëri-tjetrin, e duam dhe e respektojmë shumë njëri-tjetrin.”

Por familja ra viktimë e mesazheve të urrejtjes, pas eliminimit në çerekfinale të Bayernit në Champions League. Copado publikoi histori bisedash përmes Instagramit, duke përfshirë kërcënimet me vdekje, nëse burri i saj nuk largohej nga klubi.

Pasi i dha lamtumirën futbollit të luajtur, familja qëndroi në Mynih. Ai u kthye në klub si drejtor sportiv në korrik 2017, pas nëntë vitesh si lojtar. Hasan Salihamidzic nuk ka dashur të komentojë ndarjen e tij të raportuar nga “BILD”.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport administratori i bayern munich bayern është një ekip i madh hasan salihamidzic administratori i bayern munich bayern është një ekip i madh hasan salihamidzic

Sondazh

Poll