Sport

Todd Boehly ka nënshkruar blerjen e Chelseas, pritet zyrtarizimi nga Qeveria

7 Maj 2022, 05:13 Nga DOSJA

ANGLI – Ky është një hap vendimtar në procesin e shitjes së Chelseas. Konsorciumi i udhëhequr nga Todd Boehly, një biznesmen amerikan, ka nënshkruar një marrëveshje për të blerë klubin londinez nga Roman Abramovich, kundrejt 4 miliardë paundëve, ose rreth 4.68 miliardë euro, sipas “Telegrafit”.

Nëse konfirmohet, kjo marrëveshje do të duhet të miratohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe Premier League, përpara se shitja të bëhet zyrtare. Megjithatë, procesi duhet të përshpejtohet në javët në vijim.

Licenca që gëzon Chelsea për të evoluar në Premier League skadon më 31 maj, për shkak të sanksioneve të marra nga autoritetet britanike ndaj oligarkëve rusë, pasojë e luftës së nisur në Ukrainë nga Moska.

I shpallur ditët e fundit si favorit për marrjen e Chelseas, Boehly tashmë ka investuar në sport, pasi zotëron aksione në ekskluzivitetet e Los Angeles Dodgers (MLB) dhe Los Angeles Lakers (NBA), në Shtetet e Bashkuara.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport “blutë” e chelseas për të ngrirë asetet e roman abramovich todd boehly “blutë” e chelseas për të ngrirë asetet e roman abramovich todd boehly

Sondazh

Poll