Bota

Shkon në 33 numri i të vdekurve në Japoni, dhe mbi 40 të plagosur nga zjarri në “Kyoto Animation”

19 Korrik 2019, 08:57 Nga DOSJA
Shkon në 33 numri i të vdekurve në Japoni, dhe mbi 40 të

JAPONI- Ditën e djeshme një zjarr në “Kioto Animation” në Japoni u mori jetën 23 njerëzve dhe la dhjetëra të plagosur.  Por nga zjarri i vënë qëllimisht nga një 41-vjeçar i cili u arrestua, ka rritur numrin e të vdekurve duke e çuar në 33.

Megjithatë nuk është një numër përfundimtar ky, pasi ka mbi 40 të tjerë që janë të plagosur dhe disa të humbur.

Nuk është mësuar akoma arsyeja që e çoi vrasësin e 33 personave, t’i vinte zjarrin kompanisë së filamve vizatimorë, “Kioto Animation”.

Studiot e “Kioto Animation”, janë shkatërruar totalisht, edhe pse zjarrfikësit u munduan për 5 orë me rradhë të shuanin flakët.

Asnjëherë nuk kam menduar se një gjë e tillë mund të ndodhë në Kioto. Pyes veten se çfarë urrejtje ka patur i dyshuari brenda vetes së tij”.- u shpreh një banore e zonës

Ndërsa  41-vjeçari i arrestuar që i vuri zjarrin kompanisë së filamve vizatimorë, do të merret në pyetje kur gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet pasi edhe vetë është dëmtuar.

Dyshohet që vrasësi i 33 njerëzve të pafajshëm, është nxitur për vënien e zjarrit nga një zënk e kohëve të fundit me kompaninë.

(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota mbi 40 te plagosur shkon ne 33 numri i te vdekurve ne japoni zjarri ne kompanine “kioto animation”. mbi 40 te plagosur shkon ne 33 numri i te vdekurve ne japoni zjarri ne kompanine “kioto animation”.

Sondazh

Poll