Bota

“FaceApp” i krijuar nga rusët. Shefi i sigurimit të DNC-së: Mos e përdorni aplikacionin gjatë fushatës në zgjedhjet p

19 Korrik 2019, 08:28 Nga DOSJA
“FaceApp” i krijuar nga rusët. Shefi i sigurimit të

SHBA- Prej ditësh rrjetet sociale janë mbushur me foto të njerëzve, sesi do duken ata kur të plaken. Por kjo gjë është realizuar përmes aplikacionit FaceApp, me bazë në Rusi.

Lidhur me këtë aplikacion që ka shpërqendruar çdo njeri në mbarë botën, ka pasur reagime edhe nga Senatori amerikan që kërkoi hetim nga FBI-ja.

Komiteti Kombëtar Demokrat ka bërë një paralajmërim sigurie për fushatat presidenciale të zgjedhjeve në 2020 duke i paralajmëruar ata që të mos përdorin më aplikacionin FaceApp, raporton CNN.

“Ky aplikacion ju jep mundësinë përdoruesit të kryejnë transformime të ndryshme në fotografitë e njerëzve, të tilla si plakja e personit në foto.Për fat të keq, kjo risi nuk është pa rrezik: FaceApp është krijuar nga rusët,” paralajmëron Bob Lord, shefi i sigurimit të DNC-së.

FaceApp është krijuar që në vitin 2017, por tashmë është bërë viral dhe po përdoret masivisht edhe nga personazhet e famshëm, të cilët nuk kanë pasur aspak komplekse t’i shpërndajnë edhe në profilet e tyre në rrjetet sociale.

Krijuesit e këtij aplikacioni kanë dhënë një përgjigje për të gjithë shqetësimet e ekspertëve ku thanë për TechCrunch se: “Edhe pse ekipi kryesor i R & D ndodhet në Rusi, të dhënat e përdoruesve nuk transferohen në Rusi”.

Në 2016, fushatat DNC ​​ u sulmuan nga hakerat rusë. Që nga viti 2016, DNC ka kërkuar të ndërmarrë hapa për të parandaluar përsëritjen e ngjarjes së vitit 2016 duke investuar në sigurinë kibernetike.

Nuk është e qartë në këtë pikë se çfarë janë rreziqet e privatësisë, por ajo që është e qartë është se përfitimet e shmangies së aplikacionit janë më të mëdha se rreziqet,” shtoi Lordi.

Lord rekomandoi për stafin e fushatës dhe njerëzit në ekosistemin demokratik që të mos përdorin këtë aplikacion. “Nëse ju ose ndonjë prej stafit tuaj e keni përdorur tashmë aplikacionin, ne ju rekomandojmë që ta fshini menjëherë”.

Marrë dhe përshtatur nga CNN

(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota aplikacioni faceeapp bob lord dnc shefi i sigurimit të dnc siguria e tw dhenave zgjedhjet presidenciale ne 2020 aplikacioni faceeapp bob lord dnc shefi i sigurimit të dnc siguria e tw dhenave zgjedhjet presidenciale ne 2020

Sondazh

Poll