Sport

Pique e paguan shtrenjtë ndeshjen ndaj Mallorcas, lamtumirë sezonit!

5 Maj 2022, 13:23 Nga DOSJA
Pique e paguan shtrenjtë ndeshjen ndaj Mallorcas, lamtumirë sezonit!

SPANJE – Gerard Pique e ka paguar shtrenjtë aktivizimin e tij në ndeshjen e javës së kaluar kundër Mallorcas, të luajtur në “Camp Nou”.

Qendërmbrojtësi katalanas ka pësuar një lëndim dhe do të mungojë në ndeshjet e ardhshme. Barcelona ka raportuar mëngjesin e sotëm, përmes një deklarate, se Pique ka një përkeqësim të tendinopatisë në aduktorin e këmbës së majtë.

Sakaq, klubi “blaugrana” nuk ka raportuar kohën kur Gerard Pique do të kthehet, por gjithçka tregon se ai i ka thënë lamtumirë sezonit, pasi kompeticioni përfundon më 21-22 maj dhe askush nuk dëshiron ta detyrojë të nxitohet dhe të kthehet në skuadër.

Në ndeshjet e mbetura për të përfunduar kompeticionin, Barça ende duhet të luajë ndaj Betis, Celta, Getafe dhe Villarrealit.

B.T (Dosja.al)

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport mbrojtësi i qendrës gerard pique mbrojtësi katalan gerard pique shakira dhe piqué mbrojtësi i qendrës gerard pique mbrojtësi katalan gerard pique shakira dhe piqué

Sondazh

Poll