Sport

Roma e përforcuar me 70.000 tifozë në “Olimpico”: Mou i dëshiron ata… ‘në fushë’

5 Maj 2022, 10:11 Nga DOSJA

ITALI – Shtatëdhjetë mijë njerëz kundër njëmbëdhjetë: kjo është ajo që Mourinho dëshiron sonte në Olimpico, në orën 21:00, në gjysmëfinalen e kthimit të Conference League.

Trajneri i Romës, fjalë për fjalë, u ka kërkuar tifozëve që të ishin të pranishëm në stadiumi për të ndihmuar skuadrën verdhekuqe romane, kundër britanikëve të Leicesterit: “Unë dua që njerëzit të vijnë dhe “ta luajnë ndeshjen”, jo vetëm ta shohin atë. Kundër Bodos ne ndjemë shtytjen e publikut tonë.” 

Objektivi final i Conference League për të ngritur një trofe në qiell, fillon nga barazimi 1-1 në ndeshjes së parë gjysmëfinale. Romës i nevojitet fitorja për të siguruar një biletë për të fluturuar për në Tiranë: në finalen 25 majit.

Ja dhe formacionet e mundshme:

Roma (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Oliveira, Zalewski; Zaniolo, Pellegrini; Abrahami.
Leicester (4-3-3): Schmeichel; Ricardo Pereira, Fofana, Evans, Justin; Maddison, Tielemans, Dewsbury-Hall; Lookman, Vardy, Barnes.

Një mijë policë do të jenë për kontrolle përpara ndeshjes Romë-Leicester, e vlefshme për gjysmëfinalen e kthimit të Conference League. Në veçanti, parashikohet monitorim, për të parandaluar përplasje të mundshme mes tifozëve, në lokalet e qendrës, në zonat e qendrës historike si Piazza di Spagna dhe në zonat ngjitur me stadiumin.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport josé mourinho të romës mourinho më dërgoi një mesazh trajneri i romes josé mourinho të romës mourinho më dërgoi një mesazh trajneri i romes

Sondazh

Poll