Sport

Barcelona, gati t’i ofrojë rinovimin e kontratës holandezit Depay…

5 Maj 2022, 09:49 Nga DOSJA
Barcelona, gati t’i ofrojë rinovimin e kontratës holandezit

SPANJE – Nëse disa javë më parë, vazhdimësia e Memphis Depay dukej e ndërlikuar, ndërsa tani holandezi ka numra të mjaftueshëm për t’u ndjekur. Siç ka bërë të ditur “SPORT”, klubi katalan ka nisur punën për rinovimin e marrëveshjes me ish-lojtarit të Lyonit, të cilit kontrata i mbaron më 2023 (nënshkruar për vetëm dy vjet).

Klubi dhe stafi teknik vlerësojnë angazhimin e treguar nga holandezi javën e kaluar. Sulmuesi e bëri të qartë pas lojës së tij të shkëlqyer kundër Mallorca, se synimi i tij është të vazhdojë jo vetëm vitin e ardhshëm, por edhe disa të tjera.

Në këtë mënyrë, pasi Barcelona ka mundur të hedhë më shumë dritë mbi situatën e saj ekonomike dhe çështjen e ‘fair play’-it financiar, ideja është që të zgjatet kontrata e tij. Nëse jo, sulmuesi do të rrezikojë të largohet falas nga 1 korriku 2023.

Sekretariati teknik po përballet me shumë vështirësi për shkak të çështjes së lojtarit me numrin ‘9’. Bayerni është i mbyllur për Lewandowskin, prandaj alternativa të tjera duhet të studiohen.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport holandez memphis depay situata tek barcelona holandez memphis depay situata tek barcelona

Sondazh

Poll