Sport

Ter Stegen merr pushimet, nuk do të jetë pjesë e Gjermanisë për Nations League

5 Maj 2022, 05:10 Nga DOSJA
Ter Stegen merr pushimet, nuk do të jetë pjesë e Gjermanisë

GJERMANI – Marc-André ter Stegen, portieri i Barçës dhe zëvendësuesi i Manuel Neuer në kombëtaren gjermane, do të anashkalojë pjesën e parë të ndeshjeve të Nations League, që do të luhen në qershor, njoftoi këtë të mërkurë Hansi Flick, trajneri i ‘Mannschaft’.

Pas një diskutimi “shumë të hapur dhe të gjerë”, Ter Stegen vendosi të bëjë një pushim përpara sezonit të ardhshëm, shpjegoi Flick në faqen e internetit të Federatës Gjermane.

“Marc është një nga portierët më të mirë në botë. Megjithatë, për shkak të lëndimeve, ai nuk ka mundur të përfitojë nga pushimet verore, për t’u rigjeneruar gjatë dy viteve të fundit, – kujton ish-menaxheri i Bayern Munichut.

Sidomos duke pasur parasysh Botërorin e ardhshëm në Katar, ne të dy ramë dakord që një pushim për të ishte i rëndësishëm dhe i arsyeshëm këtë vit,”- shkruan trajneri Hansi Flick.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport marc andre ter stegen pritja e ter stegen u renditën hansi flick dhe edin terzic marc andre ter stegen pritja e ter stegen u renditën hansi flick dhe edin terzic

Sondazh

Poll