Sport

Argjentinasi Maxi López, afër blerjes së një klubi historik anglez…

5 Maj 2022, 09:46 Nga DOSJA

ANGLI – Maxi López e përfundoi karrierën e tij si futbollist në sezonin 2021 me fanellën e Sambenedetteses, në Itali. Ish-sulmuesi argjentinas mori një drejtim të ri në jetën e tij dhe është një nga kandidatët për të blerë një klub në Angli.

Sipas detajeve nga “Mirror”, Maxi López është i interesuar të investojë te Birmingham, një skuadër historike në futbollin anglez: është themeluar në 1875 dhe është një nga klubet më tradicionale në Angli.

Birmingham, në divizionin e dytë të futbollit anglez, i përket “Birmingham Sports Holding Limited”, ku kinezi Paul Suen zotëron shumicën e aksioneve. Momenti i dobët sportiv i klubit bëri që pronarët të fillojnë të kërkojnë investitorë të rinj dhe aty shfaqet emri i Maxi López, i njohur edhe si ish-bashkëshorti i Wanda Naras.

I dalë nga skuadrat e të rinjve të River, Maxi López veshi fanelat e Barcelonës, Mallorca, FC Moska, Gremio, Catania, Milan, Sampdoria, Chievo, Torino, Udinese, Vasco da Gama dhe Crotone, përpara se t’i jepte lamtumirën futbollit te Sambenettese.

López, 38 vjeç, është në një lidhje me biznesmenin Christian Codoma dhe ata janë të prirur për të blerë klubin. “Mirror” raportoi, se ata këshillohen nga Sammy Yu, ish-zv.president i Birminghamit, i cili i prezantoi ata me bordin aktual, i cili po studion mundësinë e futjes së tyre në bordin e drejtorëve, pas një marrëveshjeje dyvjeçare për të drejtuar klubin.

Birmingham ka qenë në divizionin e dytë që nga sezoni 2011-2012. Ai ka pasur një vend të 10-të si pozicionin më i mirë në 10 vitet e fundit dhe madje ka rrezikuar rënien në një divizion më poshtë.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport 16 dhjetori ditelindja e milanit maxi lopez skuadrën nga birminghami 16 dhjetori ditelindja e milanit maxi lopez skuadrën nga birminghami

Sondazh

Poll