Sport

Martínez, joshet nga Anglia: dhjetëra milionë për argjentinasin dhe… një lojtar

5 Maj 2022, 09:42 Nga DOSJA
Martínez, joshet nga Anglia: dhjetëra milionë për

ANGLI – Lautaro Martínez është një nga figurat e Interit, i cili ende po lufton për titullin në Serinë A italiane. Sulmuesi argjentinas, pavarësisht se është shumë i rëndësishëm për skuadrën, mund të shitet në merkaton e radhës, për të zgjidhur disa nga problemet financiare që ka institucioni.

Sipas raportimeve të “SKY Sports” në Angli, Manchester United është në kërkim të Lautaron, pas një kërkese ekskluzive të Erik ten Hag, trajnerit të ri të klubit, i cili do të përpiqet të ngrejë një ekip, që nuk ka pasur një sezon të mirë.

Ky informacion pohon se Manchester United ka vënë në tryezë një ofertë: 53 milionë dollarë. Përveç kësaj, për të shtuar mundësitë në ofertë, ai shtoi edhe Anthony Martial, që aktualisht është i huazuar te Sevilla.

Në Itali thonë gjithashtu, se Interi kërkon më shumë para dhe nuk është i interesuar për opsionin e Martial. Klubi milanez kërkon një shifër afër 80 milionë dollarëve dhe nuk do të ndahej me Lautaron për më pak se kaq.

I dalë nga inferiorët e Racing, Lautaro Martínez ka realizuar 40 gola në 93 ndeshje të luajtura me fanelën e Interit. Këtë sezon, sulmuesi argjentinas ka shënuar 21 gola dhe është i treti në tabelën e shënuesve të Serisë A.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport lautaro martinez i interit një marrëveshje me manchester united rinovimin e kontratës së lautaro martinezit me interin lautaro martinez i interit një marrëveshje me manchester united rinovimin e kontratës së lautaro martinezit me interin

Sondazh

Poll