Sport

CHELSEA/ Ratcliffe refuzohet: “Ne të vetmit britanikë, mos na përjashtoni!”

5 Maj 2022, 04:38 Nga DOSJA
CHELSEA/ Ratcliffe refuzohet: “Ne të vetmit britanikë, mos na

ANGLI – Raine Group, kompania investuese e ngarkuar me shitjen e Chelseas, ka refuzuar ofertën e Sir Jim Ratcliffe prej mbi 4 milionë euro, e cila është paraqitur pas afatit.

Për të zyrtarizuar vendimin e marrë nga Raine ka folur Tom Cotty, drejtor i INEOS, kompania kimike e drejtuar nga Ratcliffe: “Oferta u refuzua nga Raine, por ne i kujtojmë njerëzve se jemi ende këtu”,- deklaroi menaxheri.

Vetë Ratcliffe, i cili foli për mikrofonat e BBC-së, duke u shprehur se ka pasur “bisedime pozitive” me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar: “Mesazhi im për Raine është të mos e mbyllë derën. Ne jemi britanikë dhe kemi synime të mëdha me Chelsean.”

Dhe përsëri: “Një ofertë britanike duhet të merret parasysh”. Kujtojmë se ofertat e shqyrtuara deri më tani janë ato të Sir Martin Broughton, Todd Boehly dhe në fund Steve Pagliuca.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport chelseas quhen “blutë” e londrës merkato e chelsea vendosi të blinte chelsean chelseas quhen “blutë” e londrës merkato e chelsea vendosi të blinte chelsean

Sondazh

Poll