Sport

Olympiakos për herë të 47-të kampione e Greqisë, titulli i tretë radhazi…

5 Maj 2022, 04:33 Nga DOSJA

GREQI – Olympiakos siguroi përfundimisht titullin e tij të 47-të të kampionatit grek, pas fitores 2-1 ndaj PAOK-ut të mërkurën, që i bën ata të renditen 16 pikë përpara skuadrës së Selanikut, katër javë para përfundimit të kampionatit.

Dy gola të pjesës së dytë të shënuar nga mesfushori portugez Rony Lopes (51’) dhe mbrojtësi moldav Oleg Reabciuk (62’) i mundësuan Olympiakos të kthente rezultatin. PAOK kryesonte 1-0 me golin e austriakut Thomas Murg (10’).

Klubi i Pireut të Athinës është më i suksesshmi në Superligën greke. Ky është titulli i tij i tretë radhazi, në fund të një sezoni të shënuar nga incidente të shumta dhe vrasja e një tifozi të ri 19-vjeçar në shkurt në Selanik.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport olympiakos skuadra e paok kampion triumfi i paok-ut olympiakos skuadra e paok kampion triumfi i paok-ut

Sondazh

Poll