Sport

Paris SG në Katar, për t’i bërë ‘qejfin’ pronarit, në një turne treditor…

5 Maj 2022, 09:38 Nga DOSJA
Paris SG në Katar, për t’i bërë ‘qejfin’

FRANCE Më në fund do të zhvillohet mini-turneu në Katar. PSG duhet të niset për në vendin e pronarit pas ndeshjes në Montpellier, duke llogaritur javën e 37-të të sezonit, të shtunën 14 maj. Ata do të qëndrojnë tri ditë atje, pra deri të martën më 17.

Fillimisht i planifikuar për mesin e muajit janar, ky turne ishte shtyrë për shkak të problemeve shëndetësore. Klubi parizien priste më shumë ngjeshje në kalendarin e tij të fund-sezonit, por eliminimi në Champions League nga Real Madrid (1-0, 1-3) i liroi datat, për të kryer këtë udhëtim në Katar, pak muaj para Kupës së Botës.

Së fundmi, drejtuesit e Parisit donin ta organizonin në fund të kësaj jave këtë mini-turne, prandaj edhe kishin kërkuar që të luanin PSG-Troyes, të premten më 6 maj. Ajo po planifikonte të luante një ndeshje miqësore në Doha kundër Dynamo Kiev, por në fund ka ndryshuar mendje.

Kjo nuk është pa pasoja, pasi parizienët normalisht nuk do të mund të marrin pjesë në mbrëmjen e prezantimit të trofeut të organizuar nga UNFP, e cila zhvillohet të dielën. Lojtarët dhe PSG janë duke diskutuar, pasi Kylian Mbappé duhet të zgjidhet lojtari më i mirë i sezonit. Golashënuesi më i mirë aktual në L1 do të donte të ishte i pranishëm për të marrë çmimin e tij në këtë event.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport anëtar i familjes që zotëron “katar group” drejtimin teknik të psg-së në përfundim të kontratës me psg anëtar i familjes që zotëron “katar group” drejtimin teknik të psg-së në përfundim të kontratës me psg

Sondazh

Poll