Sport

Salah përgatit hakmarrjen ndaj Real Madridit: “Kemi një rezultat për të zgjidhur!”

5 Maj 2022, 05:41 Nga DOSJA

ANGLI – Mohamed Salah, një nga yjet e mëdhenj të Liverpoolit, e bëri shumë të qartë pas eliminimit të Villarrealit në gjysmëfinale se “Unë preferoj Real Madridin” në finalen e Champions League 2022.

“Ne humbëm në finale kundër Real Madridit, kështu që unë dua të luaj kundër tyre dhe shpresoj t’i mposhtim ata gjithashtu,”- tha Salah për ‘BT Sports’ .

Dhe dëshirat e sulmuesit 29-vjeçar egjiptian u realizuan, teksa Real Madrid eliminoi  Manchester Cityn e Pep Guardiolës, në një rikthim në “Santiago Bernabeu” që do të mbetet në historinë e futbollit.

Kur Daniele Orsato fishkëlleu për fundin e lojës, Mohamed Salah nuk vonoi të postonte një mesazh në Instagram, duke menduar tashmë për finalen mes Liverpoolit dhe Real Madridit.

“Ne kemi një rezultat për të zgjidhur,”- shkruan Salah me më shumë se 50 milionë ndjekësit e tij në Instagram. Me atë mesazh, Mohamed Salah bëri një referencë të qartë për finalen e Champions League, të luajtur më 26 qershor 2018 në Kiev midis Liverpoolit dhe Real Madridit, ndeshje që përfundoi 3-1 në anën e skuadrës merengue për të ngritur trofeun e ‘trembëdhjetë’.

Ajo ndeshje është një kujtim i hidhur për Salah për shkak të humbjes kundër Madridit, por edhe të dëmtimit të tij në shpatull, ku Sergio Ramos që e detyroi atë të largohej nga fusha. Në Egjipt, tifozët e quajtën Sergio Ramos një “kasap”, ndërsa në Liverpool akuzuan mbrojtësin spanjoll për plagosjen e qëllimshme të Salah, i cili kësaj here premton hakmarrje.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp mohamde salah momo salah sulmuesi mohamed salah “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp mohamde salah momo salah sulmuesi mohamed salah

Sondazh

Poll