Aktualitet

Vetëvrasja në komisariatin e Kavajës, policia: Vetëm një orë e gjysmë pasi u ndalua

4 Maj 2022, 18:28 Nga DOSJA
Vetëvrasja në komisariatin e Kavajës, policia: Vetëm

KAVAJË– Policia ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur pasditen e sotme në Komisariatin e Kavajës ku 31-vjeçari Ilvi Stameta u vetëflijua. Në njoftim bëhet me dije se Stameta e ka ndërmarrë aktin ekstrem rreth orës 15:50, vetëm një orë e gjysmë pasi ishte ndaluar nga policia. I riu akuzohej për vjedhje.

Njoftimi i policisë Kavajë:

Më datë 04.05.2022, në Komisariatin e Policisë Kavajë, është gjetur nga shërbimet e Policisë i vetëvarur në dhomat e izolimit dhe si pasojë ka ndërruar jetë, shtetasi i ndaluar I. M., 31 vjeç, i cili është ndaluar ditën e sotme rreth orës 15:50 pasi Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë i cili ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LAJM KRYESOR:EMRI/ Vetëvritet 28-vjeçari në Komisariatin e Policisë së Kavajës, rasti i dytë pas Kamzës

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet ilvi stameta vetevritet ilvi stameta ilvi stameta vetevritet ilvi stameta

Sondazh

Poll