Aktualitet

Presidenti, Rama: Pranojmë emër nga opozita, s’ndalojmë rusët, ndihmë monetare për Ukrainën

4 Maj 2022, 14:43 Nga DOSJA
Presidenti, Rama: Pranojmë emër nga opozita, s’ndalojmë

TIRANË– Partia Socialiste mblodhi sot kryesinë e partisë. Në një mbledhje që zgjati pak më pak se një orëu diskutua kryesisht në lidhje me çështjet që pritet të të shtrohen në Asamblenë e PS-së që do të mblidhet të shtunën, më 7 maj. Vetë kryeminitri Edi Rama, në një prononcim për gazetarët pas mbledhjes së kryesisë tha se çështja e Presidentit ishte një prej temave që u hodh në tavolinë këtë pasdite. Ai tha se kanë diskutuar për propozime e që shpreson të gjejnë një emër konsensual, në të kundërt, do të kalojmë një propozim të tyrin me 71 vota në Parlament. Për të rëndësishme është t’i jepet fund epokës së ‘çmendurisë’ në Presidencë, siç edhe e konsideron periudhën e të pasurit në Krye të Shtetit një person si Ilir Meta.

I pyetur nëse do t’i ndalojë turistët e anijet ruse pas kërkesës së bërë një ditë më parë nga presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenskyy, Rama tha se kjo gjë nuk do të ndodhë pa u marrë një vendim i tillë nga Bashkimi Evropian. Ai shtoi se do të udhëtojë drejt Varshavës ku do të mbahet konferenca e donatorëve në Ukrainë. Edhe Shqipëria, sipas Ramës do të kontribuojë në vlera monetare për vendin që po Lufton me agresionin rus, por nuk tregoi shifra.

Kreu i qeverisë nuk e harron që gazetaren Ambrozia Meta e ka ndëshkuar me 60 ditë riedukim dhe nuk ka pranuar tu përgjigjet pyetjeve të saj, as sot. Meta e pyeti në lidhje me emrin që mund të kishte Partia Socialiste për një kandidat për President dhe përgjigjia që mori nga Kreu i Shtetit është që duhet të priste pasi 60 ditët e ndëshkimit për të nuk kishin mbaruar ende. Këtu gazetarja Ambrozia Meta i kujtoi Ramës raportin ‘Reporterët pa Kufij’ që tregon se mediat në vendin tonë janë të kërcënuara nga bota e krimit dhe politika, por për kreun e PS-së, kjo gjë nuk është e vërtetë. Ai tha se raporte të lira ka kudo, por në Shqipëri, mediat janë shumë të lira. Në vijim të bisedës, për Ramën probleme ka edhe reportazhi i publikuar një ditë më parë nga ZDF-ja gjermane që fliste për lidhjen e krimit me politikën në Shqipëri. Sipas Kreut të Qeverisë nuk ka asnjë provë që vërteton këtë gjë.

Më 16 maj do të zhvillohet raundi i parë i votimit të emrit të presidentit të ri në Kuvendin e Shqipërisë. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, sot palët kanë rënë dakord që me datë 10 maj, do të propozohen emra konkretë nga palët, e më pas më datë 16 do të “digjet” dhe raundi i parë në Kuvend. Nëse në raundin e parë asnjë prej kandidatëve nuk do të marrë 84 vota, atëherë jo me vonë se 7 ditë vijohet me raundin e dytë, i cili kërkon po aq vota sa i pari. Palët kanë mundësi të votojnë një emër konsensual deri në raundin e 3-të, në të kundërt mazhoranca mund ta zgjedhë e vetme me 71 vota në raundin e 4-të dhe të 5-të. Brenda grupit parlamentar socialist, ku secili prej deputetëve ka propozuar 3 emra të cilët nuk janë bërë publik. Por deri më tani, kryeministri Rama ka përjashtuar mundësinë që presidenti i ri të jetë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. 

Ndërsa të shtunën pritet të zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste për ratifikimin e një sërë vendimesh të artikuluara në Kongres. Këto vendime kanë të bëjnë me ndryshimet statutore ashtu dhe me ndërprerjen e mandatit të kryetarëve të degëve të bashkive të PS, ndërprerje që do t’i hapë rrugë zgjedhjeve për kryetarë të rinj. Gjithashtu deri më tani asnjë prej grupeve parlamentare nuk ka mbështetur publikisht një kandidat të caktuar. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD-Kandidat nga Opozita? Rama: Nëse biem dakort, ok, ndryshe e kalojmë me 71 vota

VD-ZDF foli për lidhjet e krimit me politikën në Shqipëri, Rama: S’ka fakte e prova

VD-Rama pas kërkesës së Zelenskyyt:S’i ndalojmë rusët në vend, Ukrainën e ndihmojmë me para

VD-Rama s’i ndahet gazetares: S’të ka mbaruar 60 ditëshi! Meta: S’ndodh askund

VD-Kryesia e PS, Rama: Duam të mbyllet epoka e çmendurisë në Presidencë

VD-Rama: Do nisem për Varshavë, kemi konferencën e donatorëve për Ukrainën

 (F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike kryesia e ps kryesia e ps 4 maj 2022 kryesia e ps kryesia e ps 4 maj 2022

Sondazh

Poll