Aktualitet

11 fëmijë marrin statusin e përkujdesjes! Rama: Plotësuam amanetin

4 Maj 2022, 10:31 Nga DOSJA
11 fëmijë marrin statusin e përkujdesjes! Rama: Plotësuam

TIRANË– Njëmbëdhjetë fëmijë kanë marrë ditën e sotme statusin e “Fëmijës në përkujdesje të Republikës së Shqipërisë”. Në një ceremoni të organizuar në kryeministri, Ministrja Ogerta Manastirliu tha se këta fëmijë do të përfitojnë një paketë të plotë mbështetjeje derisa të dalin në jetë e të mund të bëhen të zotët e vetes. Statusin e veçantë këtyre fëmijëve, ia u njoftoi kryeministri Edi Rama në një ceremoni të veçantë, ku siç tha i përmbushi amanetin aty që humbën jetën dhe u vetëmohuan për të mirën e shoqërisë.

Djali i mjekut Drini Dobi, i cili humbi jetën në luftën ndaj COVID, pasi u infektua, ka marrë statusin ‘Fëmijë në përkujdesje të Republikës’. Një prej 11 fëmijët që përfituan nga kjo nismë ishte djali 5-vjeçar i dëshmorit të atdheut, Arjan Sala.

Çfarë përfitojnë?

Për fëmijët e përkujdesjes së Republikës statusi i veçantë parashikon:

-Marrjen e kujdesit shëndetësor edhe në strukturat më të specializuara jashtë vendit.

-I gjithë procesi i shkollimit me bursa të plota.

-Orientim profesional.

-Mbështetje shtetërore për punësimin e tyre si detyrë ligjore e shtetit.

Kush e përfiton statusin?

Ky status iu takon të gjithë fëmijëve të dëshmorëve, fëmijëve të mjekëve dhe infermierëve që humbën jetën në vijën e parë të luftës me armikun e padukshëm, polic që ranë në krye të detyrës dëshmorë të atdheut, heronjve që humbin jetën në përpiekie për mbrojtjen e jetës, pronës publike si rezultat i një vetëmohimi apo patriotizmi gjatë kryerjes së detyrës dhe ushtrimit të profesionit në kushte të jashtëzakonshme apo të fatkeqësisë natyrore.

Emrat:

Egi Vogli djali i kapiten Feti Vogli
David Dobi, djali i mjekut Drini Dobit
Aron Sala, është djali i heroit Arjan Salës
Jehona, Klea dhe Fjolla vajzat e ushtarakut Florian Deliaj
Klajdi Shabani djali i mjekut Kujtim Shabani
Akil dhe Vivian Nini djali dhe vajza e mjekut Bledi Nini
Keisjon Bruçi, djali i ushtarakut Petrit Bruçi

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike edi rama femijet femijet e republikes edi rama femijet femijet e republikes

Sondazh

Poll