Aktualitet

Çoi ‘Rolex’-in 85 mijë € në servis, arrestohet shqiptarja, ora ishte vjedhur në Danimarkë

4 Maj 2022, 15:44 Nga DOSJA
Çoi ‘Rolex’-in 85 mijë € në servis, arrestohet

GREQI– Një shqiptare, e cila pak ditë më parë ka vizituar pikën qendrore të dyqanit të Rolex në Athinë, për të rregulluar orën e florinjtë me vlerë 85 mijë euro, ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve greke.

Sipas mediave vendase, policia e Atikës në bashkëpunim me Europolin, ka zbuluar se ora e çuar nga shqiptarja për riparim rezulton të jetë një nda 50 orat e vjedhura më 13 nëntor të 2017 në Kopenhagen të Danimarkës nga 3 hajdutë.

Kur tre autorët, anëtarë të bandës ndërkombëtare hynë në dyqan në kryeqytetin e Danimarkës dhe me kërcënimin e armëve dhe spraj piper, imobilizuan punonjësit dhe vodhën rreth 50 orë.

Njëri prej tyre, një Rolex prej 80 mijë eurosh,  u gjet pesë vjet më vonë në pikën zyrtare të dyqanit të orëve zvicerane në Athinë dhe menjëherë dha alarmin. Ora e sekuestruar i është dorëzuar autoriteteve daneze, ndërkohë që hetimet nga Departamenti i Krimeve të Pronës pranë Drejtorisë së Sigurimit të Atikës, vijojnë.

Njoftimi i policisë:

Pas një hetimi nga Departamenti i Krimeve Pronësore të Drejtorisë së Sigurisë së Atikës, në bashkëpunim me autoritetet daneze, u zbulua dhe u konfiskua në zyrën e mbështetjes teknike të një kompanie, e cila ishte dorëzuar për riparim, një orë me vlerë 85 000 euro.

Ora e sekuestruar është pjesë e atyre të humbura, pas një grabitjeje me armë, të kryer më 13.11.2017 në një argjendari në Kopenhagë të Danimarkës, nga tre autorë. Ora e konfiskuar iu dorëzua autoriteteve daneze. Hetimet paraprake kryhen nga Departamenti i Krimeve të Pronës pranë Drejtorisë së Sigurisë Atikë.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptarja ne greqi vjedhje ne danimarke arrestohet shqiptarja ne greqi vjedhje ne danimarke

Sondazh

Poll