Aktualitet

Ministri ukrainas: Kalaja Azovstal ende mban në Mariupol

4 Maj 2022, 17:02 Nga DOSJA
Ministri ukrainas: Kalaja Azovstal ende mban në Mariupol

MARIUPOL- Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka hedhur poshtë pretendimet ruse se qyteti jugor i Mariupol është tani nën kontrollin e plotë të Rusisë. BBC shkruan se në një transmetim të drejtpërdrejtë në Twitter, ai tha se fabrika e çelikut Azovstal, e cila mbetet xhepi i fundit i luftëtarëve ukrainas në qytet, ende mban.

Forcat ruse godasin çdo ditë luftëtarët dhe civilët atje, thotë ai, me sulme të pafundme, duke përfshirë bombardime dhe zjarr artilerie. Evakuimi i fundit i një grupi civilësh, nën kujdesin e OKB-së, nga kompleksi industrial dëshmon se aty ku ka vullnet politik në Rusi, ky mekanizëm mund të funksionojë.

“Por ne shohim se ata ngurrojnë të lënë njerëzit të shkojnë dhe çdo lëvizje tjetër kërkon shumë punë… dhe shumë presion mbi Rusinë,” shton ai.

LAJMI KRYESOR: 70 ditë luftë! Macron paralajmëron Putin, Rusia akuza Izraelit, Bjellorusia nis stërvitjen

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet dmytro kuleba lufta ukraine-rusi dmytro kuleba lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll