Aktualitet

FT/ Gjendet një granatëhedhëse në lumin Mat, njoftohen forcat xheniere për demontimin e saj

4 Maj 2022, 16:15 Nga DOSJA
FT/ Gjendet një granatëhedhëse në lumin Mat, njoftohen

TIRANË- Në shtratin e lumit Mat është gjetur një granatëhedhëse. Mësohet se granatëhedhësja është pikasur në afërsi të Klosit nga banorë të zonës. Pritet që në vendin e ngjarjes të mbërrijnë forcat xheniere dhe të bëjnë të mundur largimin e granatës nga shtrati i lumit.

Arma luftarake e cila dyshohet të këtë edhe predhën shpërthyese në të, gjendet 40 m sipër Urës së Fullqetit ne qytetin e Klosit, ne shtratin e lumit Mat. Arma është e ndryshkur, ndërsa për rrezikshmërinë dhe demontimin e saj duhen specialistët e forcave xheniere.

Po ashtu është njoftuar Stacioni i Policisë në qytetin Klos, ku efektivët kanë marrë në ruajtje armën deri në demontimin apo zhvendosjen e saj nga specialistët e Forcave të Armatosura të repartit të xhenjos.

(I.A;f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll