Aktualitet

Shoqërohet në polici këngëtarja Fjolla Morina, lirohet brenda pak minutave (Gabimi)

4 Maj 2022, 16:47 Nga DOSJA
Shoqërohet në polici këngëtarja Fjolla Morina, lirohet

TIRANË– Këngëtarja Fjolla Morina ka përfunduar sërish në polici. Ajo është arrestuar në rrugën “Ahmet Krasniqi”. Mediat e Kosovës shkruajnë se kanë kontaktuar me avokatin e këngëtares Fjolla Morina, Fanol Krasniqi i cili ka thënë se këngëtarja është shoqëruar në komisariat pasi ende nuk është shfuqizuar ende rrëzimi i urdhrit të Gjykatës për ekstradimin e Morinës. 

Fjolla Morina nuk është arrestuar, ajo është shoqëruar në stacionin policor. Një zyre e bashkëpunimit juridik në Kosovë, nuk e ka shfuqizu urdhëresën e gjykatës e cila e ka refuzu ekstradimin, tash po presim njoftimin, Fjolla nuk është e arrestume,”– ka thënë Krasniqi për Paparacin.

Vetë këngëtarja ka publikuar disa foto nga dyqani i saj i rrobave, duke treguar se nuk ndodhet pas hekurave. Më 15 shtator të vitit të kaluar, Gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj në Shqipëri, duke i ndërprerë edhe qëndrimin në qelinë e paraburgimit. Fjolla Morinës i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kohë e përllogaritur që prej momentit kur Morina është arrestuar me 17 korrik 2021 në Prishtinë, pasi ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Mbi të rëndonte akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri. Morina u shpall në kërkim më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

U arrestua? Reagon për herë të parë Fjolla Morina (FOTOT)

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet fjolla morina fjolla morina arrestohet fjolla morina fjolla morina

Sondazh

Poll