Aktualitet

Ministri shqiptar që favorizonte trafikantët, Lala zotohet t’i zbulojë emrin: S’e lë me kaq

4 Maj 2022, 16:13 Nga DOSJA
Ministri shqiptar që favorizonte trafikantët, Lala zotohet t’i

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala po punon për të zbardhur emrin e ministrit që është përmendur në dëshminë e të penduarit të organizatës mafioze itatiane, ‘Ndrangheta. Në një postim në Facebook, Lala shkruan se kjo dëshmi nuk mund të lihet me kaq, por se duhet zbuluar emri i Ministrit të Brendshëm që sipas të penduarit Antonio Guastalegname ka favorizuar trafikantët e drogës. Për këtë çështje, Lala thotë se është në kontakt me gazetarë italianë.

“I penduari i organizates mafioze italiane flet per nje minister te Brendshem ose Drejtesie qe favorizonte trafikantet e droges. Jam duke komunikuar me kolege italiane per te mesuar emrin e ministrit…sigurisht duke me siguruar dosjen. Kjo ngjarje sduhet te kaloje lehte!”- shkruan Lala.

Mediat italiane zbardhën sot dëshminë e Guastalegnames, i cili para autoriteteve të vendit fqinj  ka rrëfyer emra e ngjarje mbi rrjetin e trafikut të drogës nga Brazili e Shqipëria drejt Italisë, teksa përmend edhe zyrtarë të lartë shqiptarë. 54-vjeçari, i arrestuar në kuadër të megaoperacionit “Rinascita Scott” flet për lidhjet e bosëve mafiozë të Ndranghetas me emra të rëndësishëm të politikës shqiptare. Sipas tij, Valerio Navarra, një person shumë i afërt me bosin e drogës Antonio Giuseppe Açorint, i kishte thënë se kishte mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe të një ministri drejtësie apo të Brendshëm në vendin tonë, por pa treguar emër.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet kryesore antonio guastalegname klodiana lala antonio guastalegname klodiana lala

Sondazh

Poll