Aktualitet

VD-Rama s’i ndahet gazetares: S’të ka mbaruar 60 ditëshi! Meta: S’ndodh askund

4 Maj 2022, 15:25 Nga DOSJA
VD-Rama s’i ndahet gazetares: S’të ka mbaruar 60 ditëshi!

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk e harron që gazetaren Ambrozia Meta e ka ndëshkuar me 60 ditë riedukim dhe nuk ka pranuar tu përgjigjet pyetjeve të saj, as sot. Në konferencën me gzetarët pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, Meta e pyeti në lidhje me emrin që mund të kishte Partia Socialiste për një kandidat për President dhe përgjigjia që mori nga Kreu i Shtetit është që duhet të priste pasi 60 ditët e ndëshkimit për të nuk kishin mbaruar ende. Këtu gazetarja Ambrozia Meta i kujtoi Ramës raportin ‘Reporterët pa Kufij’ që tregon se mediat në vendin tonë janë të kërcënuara nga bota e krimit dhe politika, por për kreun e PS-së, kjo gjë nuk është e vërtetë. Ai tha se raporte të lira ka kudo, por në Shqipëri, mediat janë shumë të lira.  

Pjesë nga deklarata: 

Ambrozia Meta: A do të shkoni me një emër më 15 maj apo do të prisni një emër nga Opozita

Edi Rama: Duhet të presësh edhe pak sepse nuk të ka mbaruar akoma 60 ditëshi.

Ambrozia Meta: Që të ngjitemi në indeksin e medias pasi kemi rënë me 20 vende, mund ta bëni një ndryshim, nuk ekziston një masë e tillë si riedukimi

Edi Rama: Në asnjë vend të rajonit, mediat nuk e kanë lirinë që kanë në Republikën e Shqipërisë, këtë nuk ka raport që e luan, nuk ka top që e luan

Ambrozia Meta: Në asnjë vend nuk ka një masë riedukimi ndaj një gazetari që bën pyetje

Edi Rama: Pavarësisht se ç’mund të thonë indekset dhe raportet. Raportet që ia meritojnë të lexohen janë shmë pak, një prej tyre është ai i Bashkimit Evropian, ku një grup njerëzish punojnë mbi fakte dhe jo mbi axhenda të caktuar. Kam mësuar që të jem selektiv dhe nuk jam shumë besues në këto raporte. Nuk shoh asnjë shqetësim në lidhje me mediat në Shqipëri, përveçse çdo ditë shtohen viktimat e bullizmit, viktimat e abuzimeve në emër të lirisë së të shprehurit, vitin e kaluar nuk më rezulton që ka pasur ndonjë gjyq me gazetarët. Nëse kanë të dhëna të padeklaruara, le t’i bëjnë publike. Kjo gjë dëshmon që…

Ambrozia Meta: Marrëdhënia juaj me mua dëshmon që kam një masë riedukimi, në çfarë vendi të botës ndodh që kryeministri vendos një masë riedukimi për gazetarët

Edi Rama: Me ju e kisha fjalën me ju të gjithë, jo me ju personalisht, nuk mund të ndodhë kjo. Unë ju respektoj dhe ju më repsektoni mu, të mbani një minimum etik. Nëse ky është presion mby shtypin, këtu realisht është tejet i lirë.

LAJM KRYESOR:Mblidhet kryesia e PS, në fokus Asambleja e të shtunës

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike edi rama kryesia e ps 4 maj 2022 edi rama kryesia e ps 4 maj 2022

Sondazh

Poll