Aktualitet

VD-Kryesia e PS, Rama: Duam të mbyllet epoka e çmendurisë në Presidencë

4 Maj 2022, 15:16 Nga DOSJA
VD-Kryesia e PS, Rama: Duam të mbyllet epoka e çmendurisë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi se sot kanë nisur procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe se bisedimet po zhvillohet zyrtarisht. Në një konferencëme gazetarët, pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Rama tha se ajo që ka rëndësi për të është që të Presidencë të mbyllet epoka e çmendurisë. Sipas Ramës, shanset janë të mira që të zgjidhet një emër konsensual. 

“Detyrimet e Kongresit pas ndryshimeve të të gjithë funksionimit të partisë. Pati një informacion nga grupi i posaçëm që kemi ngritur, sot kanë filluar bisedimet zyrtare me palët e tjera në Kuvendin e Shqipërisë për të identifikuar një figurë që mund të ketë një mbështetje më të gjerë se sa ne që jemi shumicë. Do shohim nëse ka vullnet, shanset janë shumë të mira, jemi të gatshëm që të jemi sa më të hapur në funksion të zgjedhjes së një Presidenti që të garantojë mbylljen me sukses të një çmenduri në Presidencë,”- tha Rama ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR:Mblidhet kryesia e PS, në fokus Asambleja e të shtunës

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike edi rama kryesia e ps 4 maj 2022 edi rama kryesia e ps 4 maj 2022

Sondazh

Poll