Zelanda e Re rihap kufijtë pas më shumë se dy vjetësh
2 Maj 2022, 11:59Nga DOSJA
Zelanda e Re ka rihapur kufijtë e saj për më shumë vizitorë ndërkombëtarë, pas mbylljes prej më shumë se dy vjetësh, që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.
Njerëz nga më shumë se 60 vende të botës mund të hyjnë tani në këtë vend nëse janë të vaksinuar kundër koronavirusit dhe kanë test negativ. Vetë qytetarët e Zelandës së Re kanë mundur të udhëtojnë brenda dhe jashtë vendit që nga marsi, ndërsa australianët janë lejuar që nga prilli.
Zelanda e Re ka mbyllur kufijtë e saj qysh në mars të vitit 2020, kur edhe ka shpërthyer pandemia e koronavirusit. Ky vend me pesë milionë banorë ka regjistruar gjithsej 713 viktima nga koronavirusi.
Qeveria zelandeze ka thënë se numri i ulët i viktimave është rezultat i strategjisë së izolimit, si dhe politikave të testimit të shpejtë dhe gjurmimit. Koronavirusi, i cili shkakton sëmundjen COVID-19, ka shpërthyer për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur atë pandemi në mars të vitit 2020. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në SHBA, koronavirusi ka prekur mbi 513 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 6.2 milionë kanë vdekur.
MADRID- Qeveria spanjolle ka thënë se telefonat celularë të kryeministrit, Pedro Sánchez, dhe ministres së mbrojtjes, Margarita Robles, ishin të dy të infektuar...
UKRAINË- Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), ka njoftuar se më shumë se 5.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që kur R...
HOLANDË- Një djalë 4-vjeçar ka marrë makinën e nënës së tij për një xhiro, të shtunën kjo një ngjarje e pazakontë. Vogëlushi mund të ketë një të ard...
TEL AVIV- Izraeli hodhi poshtë sot komentet e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili la të kuptohet se lideri nazist Adolf Hitler kishte rrënjë hebreje....
Të quhesh këto kohë mik i Putinit është fyerje për njerëzit me empati. Por ish-kancelari i Gjermanisë, Gerhard Schröder është krenar. Kjo i thotë të gjitha mbi ...
UKRAINË- Përfaqime dhe lot, këto dy fjalë përshkruajnë sadopak emocionet që përcjellin të shpëtuarit nga duart e rusëve në Maripuol. Fotografitë më poshtë,...
RUSI– Ushtria ruse është thellësisht e pakënaqur me strategjinë e re dhe të kufizuar që Presidenti Vladimir Putin i urdhëroi të adoptonin në Ukrainë, pasi...
UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy, ka njoftuar se Ukraina mund të humbasë dhjetëra tonë drithëra për shkak të bllokadës së Rusisë në portet e saj në ...
KINË- Një burrë, ishte mbyllur në makinën e tij pasi ishte i bindur se ishte infektuar me COVID. Ai mendonte se ishte infektuar, ndaj dhe hipi në makinën e...