Bota

E PAZAKONTË/ Një 4-vjeçar merr çelësin e makinës së nënës së tij dhe bën xhiro

2 Maj 2022, 10:03 Nga DOSJA
E PAZAKONTË/ Një 4-vjeçar merr çelësin e

HOLANDË- Një djalë 4-vjeçar ka marrë makinën e nënës së tij për një xhiro, të shtunën kjo një ngjarje e pazakontë. Vogëlushi mund të ketë një të ardhme në Formula 1. Sipas BBC, Policia në qytetin qendror të Utrecht ka njoftuar se fëmija u përplas me dy makina të parkuara përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes me pizhame dhe këmbë zbathur. Kalimtarët e shqetësuar pasi e panë fëmijën duke ecur në rrugë, vetëm dhe në të ftohtë njoftuan Policinë.

Askush nuk u lëndua, ndërsa policia ka shkruar historinë në Instagram tha se kishte zbuluar një “Maks Verstappen të ri”, duke iu referuar pilotit të Formula 1. Për të mos e trembur, efektivët i thanë 4-vjeçarit i dhanë një çokollatë të nxehtë në komisariat dhe një arush, deri sa e mori e ëma.

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota holande holande

Sondazh

Poll