Bota

ME VIDEO- I riu nga Kina mbyll veten brenda makinës për t’u karantinuar nga COVID

2 Maj 2022, 08:23 Nga DOSJA
ME VIDEO- I riu nga Kina mbyll veten brenda makinës për t’u

KINË- Një burrë, ishte mbyllur në makinën e tij pasi ishte i bindur se ishte infektuar me COVID. Ai mendonte se ishte infektuar, ndaj dhe hipi në makinën e tij të bardhë dhe nuk lëvizi deri në orën 22:00, pavarësisht se nuk ishte testuar për virusin. Historia e tij u nda nga agjencia e lajmeve e mbështetur nga shteti në një përpjekje të dukshme për të mbledhur publikun pas masave ekstreme që shihen në të gjithë vendin. Sipas Dailymail, gjatë një telefonate me median China Neës, ai tha se u mbyll në makinë se donte të mbronte të tjerët.

“E dija se shanset e mia për t’u infektuar janë shumë të larta, kështu që u përpoqa të shmang kontaktin me këdo për të shmangur problemet me të tjerët. Menjëherë pasi mora vesh këtë, qëndrova në makinën time pa hapur as dritaren. Kjo ishte ajo që duhet të bëja,”- tha ai.

Situata e epidemisë është komplekse në Pekin kohët e fundit pasi numri i të infektuarve po rritet çdo ditë që nga data 22 prill.  

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota video galeri kine kine

Sondazh

Poll

Bota 2 Maj 2022, 07:35

BE e shqetësuar për hepatitin tek fëmijët

Pas shfaqjes radhazi të rasteve me hepatit akut në Europë, SHBA, Izrael dhe Japoni, Autoriteti Shëndetësor i BE, ECDC shprehet i shqetësuar. Për shkak të shkakt...