Bota

Korridori humanitar në Mariupol mbështetet nga OKB dhe Kryqi i Kuq

2 Maj 2022, 06:46 Nga DOSJA
Korridori humanitar në Mariupol mbështetet nga OKB dhe Kryqi i Kuq

UKRAINË- Drejtori i organizatës humanitare “Kryqi i Kuq” Robert Mardini, ka njoftuar me anë të një postimi në Twitter se një korridor humanitar do të hapet në Mariupol sot. Kjo është mbështetur nga Kombet e Bashkuara dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq për të shpëtuar civilët e fabrikës së çelikut. Sipas Sky Neës, evakuimet e civilëve nga Mariupol, i cili ka duruar javë të tëra bombardimesh dhe sulmesh ajrore ruse, u ndërprenë nga autoritetet lokale të dielën për “arsye sigurie”.

 

Principled and determined efforts with parties to the conflict & the @UN are hopefully starting to pay off for civilians trapped in #Azovstal plant & #Mariupol.
Respect to our @ICRC_ua teams and all those involved in this life-saving humanitarian operation. https://t.co/TRiK2RpBSk

— Robert Mardini (@RMardiniICRC) May 1, 2022

Para pauzës, rreth 100 njerëz u evakuuan me sukses nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal. Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy konfirmoi se “më shumë se njëqind civilë janë evakuuar tashmë gratë dhe fëmijët para së gjithash” nga uzina. Javën e kaluar, gjatë një takimi kokë më kokë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në Moskë, Presidenti rus Vladimir Putin ra dakord në parim që të lejojë OKB-në dhe Kryqin e Kuq të ndihmojnë në evakuimin e civilëve nga Mariupol.

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll