Bota

Zelenskyy: Ukraina mund të humbasë dhjetëra tonë drithëra nga lufta

2 Maj 2022, 09:17 Nga DOSJA
Zelenskyy: Ukraina mund të humbasë dhjetëra tonë

UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy, ka njoftuar se Ukraina mund të humbasë dhjetëra tonë drithëra për shkak të bllokadës së Rusisë në portet e saj në Detin e Zi.

“Rusia nuk i lejon anijet të hyjnë apo të dalin, ajo po kontrollon Detin e Zi. Rusia dëshiron të bllokojë plotësisht ekonominë e vendit tonë”, tha Zelenskyy në një intervistë në televizionin australian.

Ukraina dhe Rusia luajnë rol kyç në prodhimin botëror të ushqimit, duke përfaqësuar 53% të tregtisë globale në vaj luledielli dhe fara, dhe 27% në grurë, sipas Kombeve të Bashkuara. Sipas Sky News, shqetësimet po rriten, pasi lufta mund të shkaktojë një krizë ushqimore që do të prekë Evropën, Azinë dhe Afrikën.

Javën e kaluar, shefi ekzekutiv i kompanisë norvegjeze Yara, një nga prodhuesit më të mëdhenj të plehrave në botë, paralajmëroi se ndikimi i luftës në Ukrainë do të ishte “dramatik” për sigurinë globale të ushqimeve.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Evakuime nga Azovstal, bombat bien në fabrikë, Zelenskyy: 100 civilë të shpëtuar

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Bota 2 Maj 2022, 07:35

BE e shqetësuar për hepatitin tek fëmijët

Pas shfaqjes radhazi të rasteve me hepatit akut në Europë, SHBA, Izrael dhe Japoni, Autoriteti Shëndetësor i BE, ECDC shprehet i shqetësuar. Për shkak të shkakt...