Bota

Shërbimet e sigurisë i kthejnë shpinën Putinit, nuk kërkojnë fundin e luftës, por…

2 Maj 2022, 09:33 Nga DOSJA
Shërbimet e sigurisë i kthejnë shpinën Putinit, nuk

RUSI– Ushtria ruse është thellësisht e pakënaqur me strategjinë e re dhe të kufizuar që Presidenti Vladimir Putin i urdhëroi të adoptonin në Ukrainë, pasi hoqën dorë nga qëllimi i madh për të pushtuar Kievin duke u spostuar tek pushtimi shumë më modest të Donbasit. Ata po drejtojnë gishtin tek agjencitë e tjera, kryesisht departamenti i inteligjencës së jashtme të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), për keqinformimin e presidentit për kushtet reale në Ukrainë që çuan në dështimin e pushtimit. 

Lufta në Ukrainë ka ndarë ashpër shoqërinë ruse. Gazetarët, siç pritej, humbën shumë kontakte në ushtrinë ruse dhe shërbimet sekrete në fillim të pushtimit, por situata tani ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Sipas “Moscow Times”, që nga java e kaluar ata kanë filluar të marrin gjithnjë e më shumë telefonata dhe mesazhe nga kontaktet në ushtri dhe FSB. Rasti ishte një artikull për Sergei Beseda, një nga drejtuesit e Shërbimit të FSB-së , i cili mbledh informacione politike për Ukrainën.

Kremlini ka bërë përpjekje të pandërprera për të fshehur detajet e arrestimit të Besedës, madje edhe për të ndryshuar emrin e gjeneralit në dosjet e burgut, madje ka arritur deri aty sa ka mohuar faktin e ndjekjes penale të Besedës.

A do të thotë kjo se ushtria apo FSB-ja arriti në përfundimin se lufta ishte një gabim?

Përgjigja e shkurtër është jo, krejt e kundërta, thekson “Moscow Times”. Ushtria ruse beson se ndryshimi i qëllimeve fillestare të luftës është një gabim serioz. Tani ata pretendojnë se Rusia nuk po lufton kundër Ukrainës, por kundër NATO-s. Zhgënjimi bëhet aq intensiv sa që zhvendoset edhe në hapësirën publike. Alexander Arutyunov, një veteran i njohur i Gardës Kombëtare, i dërgoi një video-kërkesë Putinit.

“I dashur Vladimir Vladimirovich, ju lutem vendosni, a jemi në luftë apo në masturbim?,”-tha ai pasi kërkoi një përshkallëzim masiv, me sulme ajrore në infrastrukturën ukrainase, ose një fund të luftës. Videoja e tij u bë virale.

Më pas, më 22 prill, gjenerali i ushtrisë ruse Rustam Minnekayev njoftoi fazën e dytë të një “operacioni special” që synon “vendosjen e kontrollit të plotë mbi Donbasin dhe Ukrainën jugore.

“Kjo do të sigurojë një korridor tokësor për Krimenë dhe do të ndikojë në objektet jetike të ekonomisë ukrainase. Kontrolli mbi jugun e Ukrainës është një tjetër rrugëdalje për në Transnistria (një rajon i shkëputur i Moldavisë me garnizone ruse), ku ka edhe fakte për shtypjen e popullatës rusishtfolëse,” tha Minnekayev, siç raportohet nga agjencitë ruse.

Është një shenjë se ushtria ruse dëshiron më shumë luftë, sesa më pak. Ajo që mungon në të gjitha këto diskutime ushtarake, publike apo private, është çdo kritikë ndaj Sergei Shoigu, ministrit të Mbrojtjes. Kur ushtria ruse pushtoi shpejt Krimenë në vitin 2014, ushtria dhe shërbimet e sigurisë ishin në të njëjtën anë me Putinin – ata e mbështetën plotësisht vendimin e tij për të aneksuar gadishullin dhe ishin të kënaqur me mënyrën se si ndodhi gjithçka. Por situata është shumë e ndryshme në vitin 2022.

Sa e rëndësishme është kjo? Moscow Times mendon se është shumë e rëndësishme.

Marrë nga Blic.rs

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi sergei shoigu vladimir putin lufta ukraine-rusi sergei shoigu vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 2 Maj 2022, 07:35

BE e shqetësuar për hepatitin tek fëmijët

Pas shfaqjes radhazi të rasteve me hepatit akut në Europë, SHBA, Izrael dhe Japoni, Autoriteti Shëndetësor i BE, ECDC shprehet i shqetësuar. Për shkak të shkakt...