Bota

Spanja në alarm! Përgjohet telefoni i kryeministrit Sánchez, kërkohet llogari nga ‘Pegasus’

2 Maj 2022, 11:30 Nga DOSJA
Spanja në alarm! Përgjohet telefoni i kryeministrit Sánchez,

MADRID- Qeveria spanjolle ka thënë se telefonat celularë të kryeministrit, Pedro Sánchez, dhe ministres së mbrojtjes, Margarita Robles, ishin të dy të infektuar vitin e kaluar me spyware-in “Pegasus”. Në një konferencë shtypi të thirrur me nxitim të hënën në mëngjes, ministri Félix Bolaños tha se telefoni i Sanchez ishte përgjuar nga maji deri në qershor të vitit 2021. Të dhëna që u siguruan nga të dy telefonat. 

Bolaños tha se shënjestrimi “i paligjshëm” dhe “i jashtëm” do të hetohej nga gjykata më e lartë penale e Spanjës, duke shtuar dyshimet se shënjestrimi në fakt ka ardhur nga jashtë vendit. Kjo pasi çdo monitorim i tillë në Spanjë do të kishte kërkuar autorizim gjyqësor.

“Këto fakte janë konfirmuar dhe janë të pakundërshtueshme. Unë nuk mendoj se tani është koha për t’u përfshirë në supozime ose hamendësime se cili mund të ketë qenë motivi,”-tha Bolaños. Ndërsa telefonat e anëtarëve të tjerë të qeverisë po shqyrtohen për të mësuer nëse edhe ata janë përgjuar. Ndërsa në një deklaratë, NSO Group që ka krijuar “Pegasus” tha se do të hetonte “çdo dyshim për keqpërdorim” të softuerit të saj dhe do të bashkëpunonte me çdo hetim qeveritar.

“Ndërsa nuk kemi parë asnjë informacion në lidhje me këtë keqpërdorim të supozuar dhe nuk jemi të njohur me detajet e këtij rasti konkret, qëndrimi i prerë i NSO-së për këto çështje është se përdorimi i mjeteve kibernetike për të monitoruar politikanët, disidentët, aktivistët dhe gazetarët. Është një keqpërdorim i rëndë i çdo teknologjie dhe shkon kundër përdorimit të dëshiruar të mjeteve të tilla kritike,”-tha një zëdhënës.

Grupi NSO pretendon se Pegasus u shitet vetëm qeverive për të gjurmuar kriminelët dhe terroristët. Një hetim i përbashkët dy vjet më parë nga Guardian dhe El País zbuloi se kryetari i parlamentit rajonal katalanas dhe të paktën dy mbështetës të tjerë pro-pavarësisë u paralajmëruan se spyware ishte përdorur për t’i shënjestruar ata. Grupi NSO u vendos në listën e zezë të SHBA-së në nëntor 2021, tre muaj pasi një konsorcium gazetarësh që punonin me grupin jofitimprurës francez zbuluan raste të shumta gazetarësh dhe aktivistësh, të cilët ishin hakuar nga qeveritë e huaja duke përdorur spyware, duke përfshirë qytetarë amerikanë.

Marrë nga The Guardian

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota pedro sánchez pergjohet pedro sánchez pedro sánchez pergjohet pedro sánchez

Sondazh

Poll