Bota

Incident diplomatik Rusi-Izrael,ç’tha Lavrov për Hitlerin që shkaktoi zemërim tek hebrenjtë

2 Maj 2022, 10:02 Nga DOSJA
Incident diplomatik Rusi-Izrael,ç’tha Lavrov për Hitlerin

TEL AVIV- Izraeli hodhi poshtë sot komentet e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili la të kuptohet se lideri nazist Adolf Hitler kishte rrënjë hebreje. Ministria e Jashtme izraelite tha se kishte thirrur ambasadorin rus duke përdorur “gjuhë të ashpër” ndaj komenteve të Lavrov të dielën në një intervistë për televizionin italian.

Ministri i Jashtëm izraelit Gair Lapid tha se Lavrov kishte bërë një deklaratë të pafalshme dhe skandaloze, duke shkaktuar një incident diplomatik mes dy vendeve. 

Por çfarë tha Lavrov?

I pyetur nga gazetari italian Giuseppe Brindisi, “si është e mundur që Zelenskyy të akuzohet për nazizmin e Ukrainës, pasi ai është me origjinë hebreje?”, ministri iu përgjigj: Dhe vetë populli hebre, në fund të fundit, thotë se antisemitët më të mëdhenj janë, pikërisht, vetë ata.

Në shenjë proteste, qeveria izraelite kërkoi sot shpjegime nga ambasadori rus në vend, ndërsa presidenti i “Muzeut të Kujtesës” në Jerusalem, Danny Dayan tha se këto janë deklarata të rrezikshme, duke kërkuar dhe falje. 

“Deklarata e ministrit të Jashtëm Lavrov janë të pafalshme dhe skandaloze, si dhe një gabim i tmerrshëm historik. Hebrenjtë nuk vranë veten në Holokaust. Niveli më i ulët i racizmit kundër hebrenjve është të akuzosh vetë hebrenjtë për antisemitizëm,”-shkruan ai.

Foreign Minister Lavrov’s remarks are both an unforgivable and outrageous statement as well as a terrible historical error. Jews did not murder themselves in the Holocaust. The lowest level of racism against Jews is to accuse Jews themselves of antisemitism.

— יאיר לפיד – Yair Lapid? (@yairlapid) May 2, 2022

Antisemitizmi është, paragjykimi urrejtja, ose diskriminimi kundër hebrenjve për arsye që lidhen me trashëgiminë e tyre dhe konsiderohet nga shumica e shkencëtarëve si një formë e racizmit. Mohimi i Holokaustit dhe teoritë e konspiracionit rreth hebrenjve konsiderohen gjithashtu forma te antisemitizmit.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota izraeli sergei lavrov izraeli sergei lavrov

Sondazh

Poll