Bota

Pamje prekëse, MOMENTI kur civilët dalin nga fabrika Azovstal (FOTO)

2 Maj 2022, 08:56 Nga DOSJA
Pamje prekëse, MOMENTI kur civilët dalin nga fabrika Azovstal (FOTO)

UKRAINË- Përfaqime dhe lot, këto dy fjalë përshkruajnë sadopak emocionet që përcjellin të shpëtuarit nga duart e rusëve në Maripuol. Fotografitë më poshtë, janë shkrepur teksa punëtorët e fabrikës së çelikut Azovstal janë bashkuar më në fund me familjet e tyre.

Sipas Sky News, shihen të përlotur pas bllokimit për një periudhë të gjatë në fabrikën e çelikut, ku mbaheshin peng nga ana e forcave ruse, duke rrezikuar dhe jetën e tyre. Evakuuimi i tyre u bë i mundur vetëm me ndihmën e Kombeve të Bashkuara që siguruan një “operacion kalimi të sigurt” për civilët.

Fabrika e madhe Azovstal ishte bërë streha e fundit për mijëra luftëtarë dhe civilë ukrainas të bllokuar. Disa prej tyre ishin strehuar në bunkerë nëntokësorë në uzinë që nga fundi i shkurtit.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Evakuime nga Azovstal, bombat bien në fabrikë, Zelenskyy: 100 civilë të shpëtuar

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota fabrika e çelikut azovstal lufta ukraine-rusi fabrika e çelikut azovstal lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 2 Maj 2022, 07:35

BE e shqetësuar për hepatitin tek fëmijët

Pas shfaqjes radhazi të rasteve me hepatit akut në Europë, SHBA, Izrael dhe Japoni, Autoriteti Shëndetësor i BE, ECDC shprehet i shqetësuar. Për shkak të shkakt...