Bota

Krim i rëndë në Itali/ Vëllai vret motrën në rrugë, burri i viktimës ‘dëshmitar’ i skenës

2 Maj 2022, 08:34 Nga DOSJA
Krim i rëndë në Itali/ Vëllai vret motrën në

ITALI– Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Itali. Alice Scagni është goditur me thikë nga i vëllai. Mediat raportojnë se ngjarja mes tyre ndodhi në rrugë, duke bërë që skena të shihej nga dëshmitarët.

Alberto Scagni e goditi me thikë motrën e tij dhe më pas tentoi të arratisej por u ndalua nga makinat e policisë. Ende nuk janë sqaruar rrethanat e konfliktit që çdoi në vdekjen tragjike të së resë. Alice ka qenë duke ecur me qenin kur i është afruar vëllai i saj me të cilin ka nisur të grindet për arsye ende të paqarta. Ai e goditi atë gjatë mosmarrëveshjes duke e plagosur për vdekje. Burri i saj dhe disa persona të tjerë ishin dëshmitarë të skenës.

Ajo që ndodhi mbrëmjen e së dielës nuk ishte sherri i parë mes Alice Scagni dhe vëllait të saj Alberto. Ky i fundit ka qenë i papunë dhe sipas dëshmive vazhdimisht konfliktohej me motrën e tij.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota alberto scagni alice scagni itali vellai vret motren ne itali alberto scagni alice scagni itali vellai vret motren ne itali

Sondazh

Poll

Bota 2 Maj 2022, 07:35

BE e shqetësuar për hepatitin tek fëmijët

Pas shfaqjes radhazi të rasteve me hepatit akut në Europë, SHBA, Izrael dhe Japoni, Autoriteti Shëndetësor i BE, ECDC shprehet i shqetësuar. Për shkak të shkakt...