Bota

FOTO- Britanikët shijojnë festën, e teprojnë “pak” me alkoolin

2 Maj 2022, 07:28 Nga DOSJA
FOTO- Britanikët shijojnë festën, e teprojnë

BRITANI E MADHE– Të rinjtë në Angli, dje kanë festuar *’Bank Holiday Sunday’ (Festë Bankare), ata kanë dalë në sheshet e qyteteve për t’u argëtuar me miqtë e tyre. Pjesëmarësit në këtë festë ishin të prirur për të kompensuar kohën e humbur, pas bllokimeve të pandemisë prej dy vitesh teksa kishin anuluar shumë festa.

Në foto, shfaqen të rinjtë të veshur me rroba festive, me stile të veçanta. Disa vajza kanë zgjedhur të veshin kapele kaubojsash, krahë engjëlli dhe funde me bishtin e sirenës. Sipas Dailymail, me grupet e tyre shoqërore ata duken teksa po pijnë për të festuar fundjavën bankare në Birmingham.

 

*Pushimi bankar në Mbretërinë e Bashkuar është në thelb i njëjtë me një festë publike ose një festë fetare shumë vende pune mbyllen gjatë ditës për të festuar diçka ose për të shënuar një rast, megjithëse restorantet, baret dhe dyqanet mbahen hapur, punojnë me orë të reduktuara.

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota bank holiday sunday britani e madhe bank holiday sunday britani e madhe

Sondazh

Poll

Bota 2 Maj 2022, 07:35

BE e shqetësuar për hepatitin tek fëmijët

Pas shfaqjes radhazi të rasteve me hepatit akut në Europë, SHBA, Izrael dhe Japoni, Autoriteti Shëndetësor i BE, ECDC shprehet i shqetësuar. Për shkak të shkakt...