Sport

Thomas Brdaric nga Superiorja, kërkon punë në Bundesligë…

1 Maj 2022, 10:56 Nga DOSJA
Thomas Brdaric nga Superiorja, kërkon punë në

GJERMANI – Aventura e Thomas Brdaric në krye të Vllaznisë u ndërpre në muajin mars me drejtuesit shkodranë, që vendosën të ndanin rrugët me teknikun kroato-gjerman, pas disa rezultateve negative në kampionat, ndërsa skuadra kaloi në drejtimin e Elvis Plorit.

Së fundmi, Brdaric në një intervistë për “Kicker” në Gjermani, flet për eksperiencën në Shqipëri.

– A ke marrë veten nga shkarkimi shokues nga Vllaznia?
“Tani ka nisur të kalojë ajo surpriza e momentit të parë, kur punon me shumë përkushtim, një shkarkim i atillë të trondit. Mendoj se ia dola të “zgjoja” klubin nga një gjumë letargjik dhe në sezonin e kaluar shkuam në skenën e vogël europiane teksa morëm pjesë në kualifikueset e Europa League. Mua do të më pëlqente shumë të kisha mundësinë të mbroja trofeun e fituar vjet në Kupën e Shqipërisë, megjithatë djemtë janë në finale dhe unë i kam gishtat e kryqëzuara për ta”.

– Je në një periudhë ku po mendon të qëndrosh pushim?
“Jo nuk është e vërtetë, ndihem gati dhe i freskët për një aventurë të re që nuk ka përse të jetë sërish jashtë Gjermanisë. Tani jam në një tur në Gjermani, po ndjek disa ndeshje dhe po takoj miq. Jo vetëm në Bundesliga, por edhe në liga më të ulëta, djali im Tim luan për KFC Uerdingen. Për herë të parë luajtën në shtëpi, në Grotenburg dhe ishte një atmosferë shumë emocionuese”, u shpreh Brdaric duke lënë të hapur mundësinë e një detyrë në futbollin e vendit të tij.
B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport brdaric bundesliga vllaznia brdaric bundesliga vllaznia

Sondazh

Poll

Sport 1 Maj 2022, 10:43

Ernest Muci drejt Napolit…një ëndërr apo!

TIRANE – Ndoshta në periudhën më të vështirë të karrierës, por Ernest Muçi është gati që të bëjë hapin më të madh, atë të jetës. Shumë vuajtje për ...