Sport

Kampionë të Turqisë pas 40 vitesh, ‘pleqtë’ e Serie A i japin titullin Trabzonsporit

30 Prill 2022, 20:33 Nga DOSJA
Kampionë të Turqisë pas 40 vitesh, ‘pleqtë’ e

TURQI– Vitet e fundit, liga turke është bërë destinacioni kryesor për lojtarët nga 5 kampionatet më të forta në Europë. Trabzonspor ka fituar titullin kampion. Skuadra drejtuar nga Abdullah Avci, i ulur në pankinën e Trabzonsporit në vitin 2020, ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke mposhtur hegjemoninë e skuadrave si Besiktas,Galatasaray apo shumë të tjerave.

Avci në pankinë ia doli të merrte 22 fitore në 35 javë, me vetëm dy humbje të pësuar. Problemi ishte me barazimet, jo më pak se dhjetë, që megjithatë nuk ndikuan shumë në garën për titull. Fitorja e kampionatit kishte munguar që në vitin 1984, por është prekur disa herë ndër vite. Gjashtë kampionate gjithsej, nga fundi i viteve ’70 dhe fillimi i viteve ’80.

Golashënuesi i sezonit, ish-lojtari i Atalantës Cornelius, me 14 gola të shënuar dhe duke luftuar për golashënuesin më të mirë së bashku me shokun e skuadrës Nëakaeme (11) dhe emra të vjetër të Serisë A si Balotelli, Thiam, Pesic dhe Okaka.

Te Trabzonspor luajnë emra si Marek Hamsik, por edhe Gervinho, ky i fundit pësoi një dëmtim të rëndë që e bëri të humbasë pjesën më të madhe të vitit. Fanellën e skuadrës e mbajnë veshur edhe Victor Hugo, Densëil dhe Bruno Peres, përkatësisht ish-lojtarë të Fiorentinës, Bologna-s dhe Torinos.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport trabzonspor turqi trabzonspor turqi

Sondazh

Poll