Sport

Edhe Guardiola do të firmosë, gati të rinovojë deri në vitin 2025

1 Maj 2022, 05:45 Nga DOSJA
Edhe Guardiola do të firmosë, gati të rinovojë deri në

SPANJE – Kontrata aktuale e trajnerit të kampionëve të Anglisë, Pep Guardiola, përfundon në vitin 2023 dhe, sipas “Mirror”, tashmë ka një marrëveshje të plotë, për një shtesë për dy vite, duke bërë që tekniku spanjol të jetë edhe tre sezone në krye të Cityt.

E përditshmja britanike shkruan, se trajneri katalanas mendon se kjo skuadër ka ende hapësirë ​​për të evoluar dhe për këtë do të kontribuojë shumë edhe ardhja praktikisht e sigurtë e Erling Haaland në Mançester, me Cityn të përgatitur të paguajë 75 milionë euro e klauzolës së lirimit të sulmuesi norvegjez nga Borussia Dortmund.

Zyrtarizimi e kontratës së re do të bëhet gjatë verës, pas përfundimit të sezonit për Manchester Cityn, i cili ende po lufton për Premier League (një pikë më shumë se Liverpool) dhe Champions League (4-3 në avantazh ndaj Real Madridi në gjysmëfinale).

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport manchester cityn e pep guardiolës për trajnerin pep guardiola skuadra e pep guardiolas trajneri pep guardiola manchester cityn e pep guardiolës për trajnerin pep guardiola skuadra e pep guardiolas trajneri pep guardiola

Sondazh

Poll