Sport

Marcelo kthehet në legjendë, askush si ai në të gjithë historinë e Real Madrid

30 Prill 2022, 20:14 Nga DOSJA
Marcelo kthehet në legjendë, askush si ai në të gjithë

MADRID- Real Madrid fitoi 4-0 kundër Espanyol, sukses që i siguroi skuadrës madrilene të fitonte titullin kampion për herë të 35 në historinë e klubit. Një moment historik i jashtëzakonshëm i shoqëruar me numra legjendar. Në të vërtetë, Carlo Ancelotti u bë trajneri i parë që ka arritur të fitojë në pesë kampionatet kryesore europiane.

Pasi triumfoi me Milanin në Itali, Chelsean në Angli, PSG-në në Francë dhe Bayernin në Gjermani, gjithçka që duhej të bënte ishte La Liga, të cilën e fitoi në aventurën e dytë në pankinën e Real Madrid. Trajneri italian nuk është i vetmi që ka arritur një moment historik: Marcelo në fakt është bërë lojtari më i suksesshëm në të gjithë historinë e Realit.

Për mbrojtësin brazilian janë fituar 24 tituj në 16 vite në Madrid që është më shumë se një titull se legjendari Gento. Marcelo është bërë edhe lojtari më i huaj me më shumë paraqitje për Realin (545 me 38 gola), titujt e afishuar janë: 4 Champions League, 4 Kupa të Botës për Klube, 3 Superkupa Europiane, 6 La Liga, 2 Kupa Mbreti dhe 5 Kupa të Spanjës.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport marcelo real madrid marcelo real madrid

Sondazh

Poll