Sport

Inter, Inzaghi ‘frikëson’ tifozët, Radu pritet sërish titullar; Handanovic ka probleme

30 Prill 2022, 20:25 Nga DOSJA
Inter, Inzaghi ‘frikëson’ tifozët, Radu pritet sërish

ITALI- Inter do të kërkojë me patjetër të rikthehet te fitorja pas humbjes me Bologna-n, duke mos shfrytëzuar momentin për të parakluar Milanin në renditje. Skuadra kuqezi është +2 nga vendi i dytë në katër javë kampionat. Simone Inzaghi inkurajon ekipin në prag të ndeshjes me Udinesen.

“Jemi vetëm dy pikë larg kreut dhe gara për titullin është e hapur, por unë nuk mendoj ku mund të lërë pikë Milani. Jam i përqendruar te sfida e nesërme ndaj Udineses, një kundërshtar në formë mjaft të mirë dhe dua të fitojmë për të besuar deri në fund”, deklaroi trajneri Inzaghi.

Ionut Radu zëvendësoi Handanovicin e dëmtuar në transfertën emiliane ndaj Bolognës dhe pavarësisht gafës së rëndë që vendosi ndeshjen, mund të marrë një tjetër konfirmim si titullar edhe në Friuli.

“Handanovic ka një dëmtim të rëndësishëm, që duhet marrë në konsideratë, por vetëm nesër do të vendosim për aktivizimin e tij. Nëse nuk ia del, do të luajë Radu, që është një portier mjaft i mirë dhe ka besimin tim total, pavarësisht asaj që ndodhi në Bologna”, tha trajneri i Interit.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport inter radu inter radu

Sondazh

Poll