Sport

Simeone i sinqertë: “Jemi në vështirësi: Unë jam përgjegjës për gjendjen”

1 Maj 2022, 05:41 Nga DOSJA
Simeone i sinqertë: “Jemi në vështirësi: Unë jam

SPANJE – Trajneri i Atlético Madrid, argjentinasi Diego Simeone, pas humbjes 0-2 të ndeshjes ndaj Athletic Bilbaos, ka folur dhe analizuar paraqitjen e ekipit të tij:

“Jemi në një moment të vështirë. Nuk mendoj se ka mungesë përkushtimi, por nuk duhet të gjejmë justifikime. Nuk ka pasur një qasje të mirë ndaj ndeshjes, megjithëse ishim të rrezikshëm me Kondogbian dhe Carrascon.

Por tani sigurisht që ekziston ankthi për të mos arritur objektivin që klubi i ka vendosur vetes (një vend në Champions League)”. 

Më pas, trajneri argjentinas, përfundoi: “Përsa më përket mua, siç e kam thënë gjithmonë, duhet të dimë të qëndrojmë të bashkuar në momente të vështira, të cilat objektivisht vitet e fundit kanë qenë të pakta. Përgjegjësitë janë të miat. Unë jam i pari që jam përgjegjës, veçanërisht kur bëhet fjalë për të qëndruar i qetë”. Këto janë fjalët e Cholo të mbledhura nga “Marca.com”.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport aventura e atletico madridit diego simeonen trajnerin diego simeone aventura e atletico madridit diego simeonen trajnerin diego simeone

Sondazh

Poll