Sport

Në gjurmët e gjyshit, Nico Ali Walsh fiton me “KO”. Ndeshja e tij e 5-të në Las Vegas

1 Maj 2022, 10:59 Nga DOSJA
Në gjurmët e gjyshit, Nico Ali Walsh fiton me “KO”.

SHBA – Më pak se një vit pas debutimit si profesionist, Nico Ali Walsh vazhdon rrugën e tij me fitore. Nipi i Mohamed Ali (21 vjeç) fitoi ndeshjen e tij të parë në Las Vegas, duke mposhtur Alejandro Ibarrën me një goditje shkatërruese me të djathtën, që në raundin e parë.

Kjo është fitorja e tij e pestë, që të gjitha me KO. Ali Walsh është djali i Robert Walsh dhe Rashed Ali Walsh, vajza e Muhamed Aliut. Ai konkurron në kategorinë e peshave të mesme.

I mbiquajtur “Më i madhi”, ish-boksieri legjendar Mohamed Ali, vdiq në moshën 74-vjeçare në qershor 2016. Ndeshja e pestë e nipit të tij ishte në programin e mbrëmjes që përfundoi me fitoren e Shakur Stevenson ndaj Oscar Valdezit në peshën super.

ALI! ALI! ALI!@NicoAliX74 with the highlight knockout ?#ValdezStevenson RIGHT NOW on @espn pic.twitter.com/q4OBagzLZW

— ESPN Ringside (@ESPNRingside) May 1, 2022

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport jeton në las vegas nico ali walsh nipi i mohamed ali operacioni las vegas jeton në las vegas nico ali walsh nipi i mohamed ali operacioni las vegas

Sondazh

Poll